Vendkalimi kufitar Prohor Pçinski sot prej orës 07:00 është mbyllur për udhëtarët dhe automjetet në pajtim me rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Serbisë, ndërsa lidhur me Kovid-19.
Siç informojnë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për këtë të gjithë udhëtarët dhe automjetet e vendkalimit tonë kufitar Pellnicë do të riorientohen në vendkalimin e përbashkët Tabanocë-Preshevë.
Gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë informoi se edhe dy raste tjera kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi globale coronavirusin.