Postimin e fundit në faqen zyrtare në Facebook e kanë pasur në vitin 2016 me një udhëzim për tu paraqitur diaspora për në zgjedhjet e atëhershme. Pas katër viteve Lëvizja “ZGJOHU” është riaktivizuar përsëri dhe postimet e para janë video propaganduese të BDI-së ku promovohet ideja e kësaj partie për veting.
Por ajo që bie në sy që në fillim të VMRI-DPMNE-së, është çanta Lui Viton e përdorur në aferën “Zhvatja”, që e kemi hasur shpesh edhe në retorikën e VMRO-DPMNE-së gjatë akuzave që kjo parti lëshonte ndaj LSDM-së.
Lëvizjen “Zgjohu” e themeloi Artan Grubi dhe falë aktiviteteve të saj ai arriti të promovohet ku pas incidentit në Kalanë r Shkupit, ku pësuan shunë të rinj, Grubi u fur në BDI dhe më pas edhe në Kuvend si deputet i kësaj partie. Riaktivizimi i Zgjohut vjen në kohën kur Grubi përsëri mbeti jashtë listave të BDI-së për deputet.