• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Pendarovski decid, protokolli për NATO nuk i shtyn zgjedhjet e 12 prillit

November 4, 2019
in INFO
Pendarovski decid, protokolli për NATO nuk i shtyn zgjedhjet e 12 prillit
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka asnjë dilemë ose arsye për të shtyer zgjedhjet e 12 prillit madje as për shkak të ratifikimit të protokolit për anëtarësim në NATO, është shprehur decid presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, duke përmbyllur kështu debatin mes liderëve partiak. Ai ka thënë sot se edhe nëse ratifikimi vjen në Shkup gjatë periudhës kur Kuvendi është shpërbërë, Kushtetuta lejon që deputetët të mblidhen vetëm për këtë arsye, të ratifikojnë protokolin dhe më pas të vazhdojë ecuria e paraparë e zgjedhjeve.

“Kuvendi ekziston dhe është aktiv, funksionon deri sa nuk konstituohet Kuvendi tjetër, njëjtë siç është edhe me Qeverinë. Pra deputetët kanë mandate deri ditën e fundit, der në momentin kur verifikohet mandate i deputetëve të tjerë. Nëse pikërisht në atë periudhë paraqitet nevoja e madhe që tek ne të ratifikohet ajo, nuk ka asnjë problem që edhe kjo përbërje e Kuvendit ta bëjë atë. Me këtë rast do të apeloja që të mos meremi me aspekte teknike juridike, norma kushtetuese është pa dilemë në atë pjesë. Nëse ndodh luftë për shembull, do të themi jo ne s’kemi Kuvend? Kur kemi Qeveri teknike duhet të kemi edhe Kuvend me specifika të tjera, Kuvend teknik”, deklaroi Pendarovski.

Kjo përgjigje e tij vjen pas dilemave të ngritura nga vetë kryeministri Zoran Zaev i cili la të hapur mundësinë për shtyerjen e zgjedhjeve të dakorduara për më 12 prill të vitit të ardhëshëm. Zaev tha se vendi nuk duhet të jetë i pa përgaditur, pa institucione aktive e aq më pak pa Kuvend nëse eventualisht ratifikimi zvarritet në Spanjë dhe kthehet në Shkup pas shpërbërjes së Kuvendit. Ndërkaq lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski tha se për këtë çështje kishin biseduar edhe gjatë takimit të liderëve dhe kishin marë interpretime nga një këshilltar i presidentit. Ai sipas Mickoskit kishte siguruar liderët se Kushtetuta lejon që Kuvendi të mblidhet edhe pasi është shpërndarë me qëllim që të miratojë vendime të rëndësishme për shtetin. Kundër shtyerjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill është shprehur edhe Aleanca për Shqiptarët dhe kryetari i kësaj partie Ziadin Sela.

Next Post
Alternativa sonte realizoi takim me banorët e Kamjanit të Bogovinës

Alternativa sonte realizoi takim me banorët e Kamjanit të Bogovinës

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk