Janë negative rezultatet e pacientes së parë të sëmurë me koronavirus, informoi sot Ministria e Shëndetësisë. Ajo është testuar për herë të dytë pas diagnostifikimit të virusit, sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve të Organizatës botërore të shëndetësisë.
Negative ndaj koronavirusit doli edhe pacientja 16-vjeçare me shenja jospecifike për sëmundje respiratore.
Ndërkohë, siç informoi Ministria, janë testuar edhe dy pacientët e tjerë tek të cilët rezultatet gjithashtu janë negative ndaj këtij virusi.
“Gjendja shëndetësore e gjashtë pacientëve të cilët po mjekohen në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile është stabile, ndërsa pacientja e shtatë tërësisht është stabilizuar dhe tashmë nuk është e infektuar, por mjekimi i saj nuk ka përfunduar. Ajo do të jetë akoma e hospitalizuar në Klinikë”, ceket në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në mbledhjen e sotme qeveritare, u miratuan masa të reja për preventivë nga përhapja e koronavirusit, Nga Ministria e Shëndetësisë u bëjnë thirrje qytetarëve në tërësi t’i respektojnë dhe ndjekin rekomandimet e tyre.