Ministria e Punëve të Jashtme sot publikoi rekomandim deri te qytetarët e Republikës së Maqedonisë të Veriut të mos udhëtojnë në Itali për shkak situatës me koronavirusin.
“Duke pasur parasysh shpejtësinë e zhvillimeve me COVID-19 në Itali, rekomandojmë që qytetarët tanë të mos udhëtojnë nëpër tërë territorin e Italisë. Për ata qytetarë që janë tashmë në Itali, rekomandojmë rritjen e masave të kujdesit në çdo kohë dhe duke ndjekur udhëzimet e mediave lokale dhe autoriteteve lokale”, kumtoi MPJ.
Konsullata e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në Venecia, duke ndjekur praktikën e përfaqësive të tjera konsullore diplomatike evropiane në të njëjtin rajon, dhe për parandalimin e mëtejshëm të përhapjes së COVID-19, nuk do të punojë me palë, përveç në situata urgjente.
Për më shumë informacion mbi zhvillimin e situatës, qytetarët e Maqedonisë të cilët gjenden në Itali mund të kontaktojnë Konsullatën tonë të përgjithshme në Venecia në + 39 389 5837913 ose [email protected].