Ministria e Shëndetësisë njofton se nga tetë pacientët e testuar për korona virus sot pasdite, tre familjarë të çiftit nga Dibra kanë rezultuar pozitiv, ndërsa pesë të dyshimtit e tjerë kanë dalë negativ, njofton Europort.mk.
Në konferencën e sotme për media që mbajti gjatë ditës, miniatri Venko Filipçe, njoftoi se po testohen tetë pacient të dyshimtë, një qytetarë i kthyer nga Bullgaria dhe bashkëshortja e tij, një shtetas i Maqedonisë së Veriut i kthyer nga Singapuri, katër persona që kanë qenë në kontakt me çiftin nga Dibra dhe një pacientë nga Gjevgjelia.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se tre rastet e reja që janë zbuluar me korona virus, nga dita e premte (6 mars) kanë qenë në izolim shtëpiak, ndërsa prej sonte do të jenë të hospitalizuar dhe në trajtim në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.
Gjatë ditës së sotme me korona virus u konstatua drejtoresha e klinikës së dermatologjisë në Shkup. /Europort.mk/
A. Zeqiri