Një çift nga Dibra të cilët ditë më parë janë kthyer nga Italia, janë dy rastet e reja të infektuar me virusin korona. Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka paralajmëruar edhe një konferencë për media për në ora 19:30 në pres qendrën e Qeverisë. Në këtë konferencë pritet të jepen edhe detajet e tjera nga informatat të cilat është duke i grumbulluar ministria e shëndetësisë rreth dy pacientëve në fjalë.
“Sot në orët e pasditës, për korona virus janë testuar dy pacient të ri dhe rrezultatet e tyre janë pozitive ndaj virusit. Sipas informatave që posedojmë për momenton, bëhet fjalë për një çift bashkëshortor nga Dibra, të cilët para disa ditëve janë kthyer nga Italia. I grumbullojmë detajet e pacientëve, në ora 19:30 pason konferencë për media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ministri Filipçe në faqen e tij në Facebook.