CIVILi sot në konferencën për shtyp i paraqiti gjetjet e deritanishme nga monitorimi afatgjatë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Bëhet fjalë për monitorim kompleks, me metodologji më të reja që janë në përputhje me vëzhgimin e misioneve vendore dhe të huaja.
Ekipi monitorues i CIVILit në disa kategori shënoi:
PRESIONE DHE KËRCËNIME – Kërcënime dhe presione të llojllojshme shënohen në Shkup, Shtip, Tetovë dhe Jegunovcë. Aktivistë të partive të caktuara politike bëjnë presion dhe u kërcënohen qytetareve dhe qytetarëve.
FINANCIMI POLITIK – Financimi politik është lëndë e monitorimit të CIVILit. Presim të pranojmë raporte me kohë dhe transparente edhe nga partitë politike për atë se si financohen fushatat e tyre dhe si janë shpenzuar ato mjete. Pavarësisht nga anonimiteti I fushatave, nga përmbajtja e materialeve që distribuohen nëpër vend, gjegjësisht, fushatat onlajn, porositësi mund të gjendet lehtë. Presim ata t’I shpalosin këto të dhëna para pubikut. Kërkojmë nga partitë politike të mbështeten edhe në ligjet tjera, dhe jo vetëm në Kodin Zgjedhor. Për fat të keq, financimi politik u jep përparësi të madhe partive më të mëdha, në llogari të partive më të vogla politike.
Është konstatuar edhe gjendja e zones së hirtë ku me ligj nuk rregullohet kjo periudhë, por shënohet fushatë aktive.
GJUHA E URREJTJES – Gjuha e urrejtjes është më e shënuara dhe më intensive, e cila për një kohë të gjatë është një nga dy mjetet kryesore për luftën politike në vend, të cilat i gjenerojnë parti politike të caktuara dhe grupe të afërta me ato. Ekipi i CIVILit nuk arrin as nga afër t’i regjistrojë të gjitha rastet e gjuhës së urrejtjes në kontekst zgjedhor. Për çdo ditë shënohen nga dhjetë raste të gjuhës së urrejtjes, me pjesëmarrje të së paku pesë pjesëmarrës të ndryshëm në përleshjet verbale në internet. Vetëm për një muaj, janë regjistruar më tepër se 300 raste të veçanta, duke mos i konsideruar TV debatet që transmetohen drejtpërdrejtë në Fejsbuk.
Për proporcionet e gjuhës së urrejtjes që është present në rrjetet sociale, ndërsa në përmbajtje të gjeneruar nga TV shtëpitë, si ilustrim mund të shërbejë edhe TV dueli në Kanal 5 mes presidentëve të LSDM dhe VMRO -DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski më 28 shkurt. Numër shumë I madh I komenteve në FB faqen e Kanal 5 ishin negative ose përmbanin gjuhë të urrejtjes.
Sipas analizës së CIVILit, shënohet se në raste të shumta bëhet fjalë për sulme onlajn nga individë, mes të cilëve janë analistë, aktivistë, gazetarë dhe politikanë. Më tej, shënjestër e gjuhës së urrejtjes së organizuar janë edhe BE dhe NATO dhe demokracitë perëndimore. Sulmet janë të natyrës personale, ad – hominem, shpesh në bazë politike, etnike, fetare dhe gjinore.
Monitorimi I CIVILit shënon edhe një numër të madh të grafiteve me gjuhë të urrejtjes, para së gjithash, me përmbajtje nacionaliste. Veçohen raste me grafite të tilla në Shkup, Shtip dhe Kumanovë.
LAJME TË RREJSHME, DEZINFORMATA DHE PROPAGANDA E ZEZË
CIVILi e intensifikon monitorimin e lajmeve të rrejshme, dezinformatave dhe propagandës së zezë nga 1 marsi. Deri në këtë date, numri I rasteve të regjistruara të lajemeve të rrejshme në bazë ditore merren dhe distribuohen në manir të organizuar dhe I bëjnë dëme të mëdha procesit zgjedhor dhe të drejtës së qytetarëve për informim objektiv, që ata ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë më 12 prill. Keqpërdoren të gjitha informatat e mundshme, ndërsa mes txre, mund të ndajmë edhe tema siç është kriza migrante dhe virusi korona, të cilat u shfrytëzuan për përhapje të dezinformatave dhe panikut mes njerëzve.
KEQPËRDORIMI I FËMIJËVE PËR QËLLIME ZGJEDHORE
Keqpërdorimi I fëmijëve shë nohet më shpesh onlajn, ku fëmijët I mbështjellin me flamuj, tregojnë simbole etj. Fëmijët duhet të mbrohen nga helmi I politikës që shtrihet këto ditë.
KEQPËRDORIMI I POZITËS ZYRTARE DHE RESURSEVE PUBLIKE
CIVILi raportoi për disa raste të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe resurseve publike për qëllime propagandiste dhe partiake. Opinioni është I njoftuar mire me rastet e keqpërdorimeve nga ana e disa ministrave dhe zëvendësve gjatë muajit të kaluar.
PROBLEME ME LISTËN ZGJEDHORE – Pak para fillimit të konferencës për shtyp sot, në CIVIL arriti paraqitje nga një qytetar që paraqiti 6 votues fantazma në adresën e tij, ndërsa, me siguri ka edhe 6 në ndërtesën ku jeton. Nga institucionet nuk ka pranuar përgjigje relevante. Problemi me Listën e Votuesve shënohet para 11 vitesh dhe ende nuk është tejkaluar. Të njohura janë edhe problemet nga viti 2013 me votuesit që nuk ekzistonin, por megjithatë, votuan.
***
Për momentin është në prgatitje analiza e karakterit dhe porosive të partive politike në periudhën parazgjedhore. Ky do të jetë një video- material voluminoz, i shoqëruar me analiza dhe fotografi. Aty do të prezantohen publikisht të gjitha gjetjet në imtësira.
CIVILi do të prëgatisë regjistër të politikanëve, mediave, Fejsbuk dhe Tuiter profileve të cilët përhapin gjuhë të urrejtjes, lajme të rrejshme dhe dezinformata në kontekst zgjedhor dhe do ta jep në kontroll dhe korrigjim nga opinion.