CIVILi sot do të mbajë konferencë për shtyp për gjetjet nga monitorimi afatgjatë i procesit zgjedhor, në hotelin City Park ( te komuna Qendër), me fillim në ora 12.
Në pres konferencën do të prezantohen aktivitetet dhe planet për monitorimin zgjedhor të CIVILit, si dhe gjetjet e deritanishme nga monitorimi.
Njëkohësisht, konferenca do të jetë edhe një mundësi për publikun të njooftohet me planet e Civilit, para zgjedhjeve ta përforcojë luftën kundër kërcënimeve hibride kundër demokracisë. Një pjesë e aktiviteteve përbëhet nga shpalosja publike e lajmeve të rrejshme, dezinformatat, gjuha e urrejtjes dhe forma tjera të propagandës së zezë që do t’I paraqesin vëzhguesit e zgjedhjeve dhe gazetarët qytetarë.
CIVILi do të fillojë me përgatitjen e listës me mediat, profilet në rrjetet sociale dhe entitete tjera veprimet e të cilave janë të drejtuara kundër praktikave të mira zgjedhore, demokracisë dhe etikës në hapësirën publike në vend.
Përkujtojmë se konferenca për shtyp do të fillojë në kohën e saktë.
Pas konferencës, në ora 12:30, do të fillojë paneli “Gjuha e urrejtjes: Gjendje dhe zgjidhje”.
Ekipi I Civilit për komunikim