Tetova dhe Gostivari nominojnë kandidatët në listën e BDI në njësinë e gjashtë
Burime të sigurta për TetovaSot bëjnë të ditur emrat e mundshëm të kandidatëve për deputetë nga Bashkimi Demokratik për Integrim në zonën numër gjashtë.
Listës në këtë njësi do ti prijë Ali Ahmeti ku pas tij vjen drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi një herit edhe kryetar i degës së Tetovës.
E treta në radhë është profesoresha universitare Arta Bilalli, më pas vjen Elita Ziberi një emër jo pak e njohur për rininë tetovare dhe atë shqiptare në vend dhe jashtë vendit, e pesta në radhë vjen gjithashtu profesoresha universitare Rina Nushani dhe i gjashti me radhë vjen Nevzat Bejta ish kryetar I komunës së Gostivarit.
Pas këtyre emrave të mundshëm do të vijnë gjithsesi emra të njohur nga komuna e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës ku pritet gjithashtu një befasi e emrave që do të garojnë në zonën më të madhe shqiptare për zgjedhjet e 12 Prillit, mëson ekskluzivisht TetovaSot.
Këta janë emrat e mundshëm ndërsa kryetari i partisë paa konsultimeve me organet më të larta priter të publikojë listën përfundimtare.