Me një minutë heshtje, Këshilltarët e Kuvendit komunal të Kumanovës, njëzëri shpallën ditë zie të martën, në nder të viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti i djeshëm në Ramanli të Kumanovës, ku katër persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, njofton Europort.mk. Kryetari i Komunës, Maksim Dimizrievski, në hapjen e seancës shprehi ngushllime për familjet që pësuan në këtë tragjedi dhe tha se Komuna do të jetë në mbështetje të tyre në çdo formë dhe mundësi.
“Kumanova sot është bashkë me familjet Alimi dhe Sakipi. Hetimet duhet të zbardhin arsyet e tragjedisë dhe të dalin me informata të sakta. Shfrytëzoj rastin të shpreh ngushllime për dy familjet, që siç dihet bëhet fjalë për ngjarje tragjike ku bashkëqytetarët tanë humbën jetën. Shprehi mbështetjen time për familjet, të lënduarit uroj që të tejkalojnë me shumë forcë këtë fatkeqësi dhe ju themi se të gjithë ne kumanovarët jemi me ata. Në të njëjtën kohë dua ta them qëllimin e Kumanovës dhe kumanovarëve, se të gjithë pa dallim kombësie dhe religjioni jemi me ata dhe të gatshëm që të ju ndihmojmë edhe inatitucionalisht edhe jo institucionalishz që sadopak tua zbusim dhimbjen. Shpresoj që kjo të jetë seanca e fundit ku ne shpallim ditë zie, jeta të vazhdoj normalisht dje ne si fqinjë do të jemi me ata familje në ditët më të vështira për ta”, tha Dimitrievski.
Ngushllime dhe mbështetje për familjarët dhanë edhe kordinatorët dhe këshilltarët e të gjitha partive që bëjnë pjesë në Këshillin e Kumanovës. Kryesuesja e këshillit gjatë një bisede joformale me gazetarët tha se Këshilli nuk mund të mer vendim për ndarje të ndihmës financiare për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por ajo u zotua se do të gjejnë forma të tjera për të mbështetur familjet e dëmtuara për çdo nevojë të tyre.
A.Z. /Europort.mk/