Katër nga të lënduarit si pasoj e shpërthimit të bombolës së gazit në Rramanli të Kumanovës, janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetë, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai ka thënë se gjithsej janë pranuar shtatë pacient nga kjo tragjedi.
“Katër prej tyre kanë djegie të shkallës së lartë dhe janë në rrezik për jetën. Katër janë vendosur këtu në Qendrën Klinikën ndërsa tre në Spitalin e vjetër të qytetit. Nga katër të shtrirët këtu në Qendrën Klinike, dy ndodhen në Klinikën për Kirurgji plastike ata janë dy burra të moshës 60 vjeçare. Dhe dy gra të moshës 40 dhe 45 vjeçare në repartin e përkujdesjes intensive të Klinikës për anestezi dhe re animim”, ka deklaruar ministri Filipçe, duke shtuar se në mesin e pacientëve është edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
“Nga tre pacientët në Spitalin e vjetër të qytetit një grua e moshës 40 vjeçare është në pjesën e përkujdesjes intensive e vendosur në aparate për frymëmarrje artificiale, ka një grua më të re rreth moshës 20 vjeçare e cila është shtatzënë, në këtë moment i bëhen kontrolle nga ana e gjinekologut dhe një fëmijë që ka përqindje të vogël të djegies”, ka thënë ministri Filipçe.