Një ditë pasi mediat në vend raportuan se këshillat vendor dhe degët e BDI kanë propozuar kandidatët për bartës të listave dhe kandidatët e tjerë për deputet në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore, zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmabi, ka dal me qëndrim të kundërt. Ai ka thënë se degët e BDI-së nuk kanë propozuar bartës listash, por vetëm emra për kandidatë për deputet, njofton drejt.mk.
“Ka pasur keqkuptime në media, sepse Degët nuk kanë të drejtë të propozojnë bartës listash, por vetëm emra për që do të jenë pjesë e listave. Bartësit e listës i vendos kryetari i partisë dhe Kryesia”, ka shpjeguar Osmani.
Dje edhe portali bashkë.tv që raporton për të gjktha aktivitetet e BDI-së dhe në llogo mban një nga llogot e përdorura nga kjo parti, njoftoi se “BDI Dega Çair unanimisht propozon Izet Mexhitin për bartës liste në zonën 1”.
A. Z. /drejt.mk/