Pas një procesi disa mujor i zgjedhjeve të brendshme partiake, që nga Bashkimi Demokratik për Integrim u promovua si reformë dhe zgjedhke e kuadrove të reja, përsëri nga kjo strukturat e kësaj partie përcaktohen për emrat që për vite mbajnë poste të ndryshme, njofton drejt.mk. Madje BDI ka vendosur që të rikthejë në vijë të parë edhe ish funksionarët që pas 10 viteve bënë një pauzë dy vjeçare.
Siç raportojnë mediat e ndryshme në vend, të gjithë këshillat vendor në Çair i kanë dhënë mbështetje unanime Izet Mexhitit për ta propozuar për bartës liste në zonën e I-rë zgjedhore. Menjëherë pas tij nga kjo komunë për këtë dhe njësi e dytë zgjedhore me rradhë vjen deputeti i deritanishëm Ejup Alimi i cili pasohet nga Ardian Muça, Amella Cana, Merita Koxhaxhiku, Besim Koka.
Në njësinë e dytë ku bartësi i është lënë ta caktojnë komuna e Kumanovës dhe Likovës, të parët poashtu janë përcaktuar për një funksionar aktual. Nga Dega e Kumanovës ndërkohë listën e propozimeve e kryeson Arbër Ademi, ministër aktual për Arsim dhe Shkencë. Nga ky rajon risia vjen vetëm nga Komuna e Likovës ku është nominuar Berat Ajdari nga fshati Sllupçan./Europort.mk/