Në shtratin e madh të lumit Vardar në Shkup do të mbillen drunrë që do të jenë 14 metra të lartë. Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov në llogaridhënien për punën dyvjeçare paralajmëroi mbjellje të 400 drurëve përgjatë bregut të lumit, në segmentin nga hoteli “Aleksandar Pallas” deri në urën Goce Dellçev që ‘kur të shëtisim në vjeshtë rreth Vardarit kjo të jetë nën hije’.
Shilegov thotë se mbjellja e drurëve në shtratin e madh do të parandalojë rrezikun gjatë përmbytjeve të Vardarit.
“Jemi konsultuar me Ministrinë për mjedis jetësor dhe kemi marrë leje për ta gjelbëruar këtë pjesë. Drunjtë nuk do të paraqesin aspak rrezik gjatë përmbytjeve eventuale”, thotë Shilegov.
Shilegov paralajmëroi edhe atë se në pranverë do të fillojë pyllëzimi i Vodnos në pjesën ku janë pre drurët për shkak të ndërtimit të gazsjellësit rajonal për Tetovë dhe Gostivar.
“Specifikimi për dokumentacionin e tenderit është gati. Në bashkëpunim me Fakultetin për pylltari e kemi përcaktuar llojin dhe tipin e drurëve, si dhe lokacionet të cilat duhet të pyllëzohen. Në pranverë pres të bëhet pyllëzimi i Vodnos. Jemi në mes të përgatitjes së studimit për Vodnon, që nuk ka të bëjë me natyrën por mali të jetë pjesë e jetës aktive të shkupjanëve, me ndërtim të shtigjeve për biçikleta dhe këmbësori, zipllajn, park adrenaline, pa e shkatërruar gjatë kësaj botën bimore dhe shtazore”, tha Shilegov.