Në mesin e deputetëve vota e të cilëve nuk u regjistrua herën e parë për Ligjin për Prokurori publike është edhe vota e kryetarit të BDIsë, Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Sipas listingut, përpos Ahmetit, vota nuk ju regjistrua as edhe Xhevat Ademit, Liljana Popovskës, Samka Ibraimovskit dhe Amdi Bajramit.
Votimi i parë kishte 74 vota, ndërsa më pas i njëjti u anulua nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për shkak problemeve me sistemin.
Në votimin e dytë, 80 deputetë u deklaruan pro ligjit, ndërsa kjo shkaktoi pakënaqësi nga ana e deputetëve të VMRO-së, të cilët thonë, se ky ligj është sjellë në mënyrë kriminale dhe se Xhaferi nuk është dashur që ta përsërisë votimin. Madje, ata kanë paralajmëruar padi ndaj Xhaferit, për shkelje të rregullores, si dhe kanë kërkuar nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski që të mos e votoj Ligjin.