• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Ëndërra bëhet realitet, hidhet hapi i fundit drejt anëtarësimit në NATO

Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30-të.

February 11, 2020
in INFO, Integrime
Ëndërra bëhet realitet, hidhet hapi i fundit drejt anëtarësimit në NATO
Share on FacebookShare on Twitter

Seancë solemne për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim  të Maqedonisë së Veriut  në NATO do të mbahet sot në Kuvend në prani të presidentëve dhe përfaqësuesve të parlamenteve të vendeve  fqinje,   kreu shtetëror dhe politik i Maqedonisë, kori diplomatik. Me ratifikimin vendin edhe një hap e ndan nga anëtarësimi me të drejtë të plotë në Aleancë, si vendi i 30-të. Do të mbetet i papërfunduar edhe  ratifikimi  në parlamentin e Spanjës, ndërsa ratifikimi te ne  do të ketë veprim të anuluar dhe do të aktivizohet prejse procesi të përfundojë  në Madrid.

Propozim-ligji për ratifikim është në procedurë kuvendore, prejse Qeveria vendosi për  ratifikim të parakohshëm te ne, me qëllim që të mos humbet  vazhdimësia  në procesin e zyrtarizimit të anëtarësimit tonë  duke marrë parasysh atë që vendi  shkon në zgjedhje të parakohshme më 12 prill.

Në seancën e sotme solemne të Ratifikimit të marrëveshjes  veriatlantike fjalime të tyre do të mbajnë presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, kryeministri teknik Oliver Spasovski, si dhe koordinuesit e grupeve të deputetëve të LSDM-së Jovan Mitreski,  të BDI-së Ejup Alimi, të VMRO-DPMNE-së Nikolla Miceski, të grupit të pavarur të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nola Ismajlovska Starova, deputetët e Aleancës për shqiptarët Surja Rashidi, Alternativës Afrim Gashi, Besës Fadil Zendeli, PDSH-së Meral Ferati. Pas votimit para deputetëve dhe të pranishmëve do të mbajë fjalim edhe kryetari i SP-NATO Atila Mesterhazi.

Para fillimit të seancës solemne, kryetari i Kuvendit Xhaferi do të mbajë  takime të shkurtëra përshëndetëse me përfaqësuesit e parlamenteve të vendeve fqinje. Në Kuvend  në këtë akt sot do të jenë të pranishëm  Mirosllav Tugjman, i dërguar dhe shef i delegacionit kroat në SP NATO, Vasilika Husi, nënkryetar i Parlamentit shqiptar, Cveta Karajançeva, kryetar i Kuvendit bullgar, Genci  Nimanbegu, kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Në seancë të ftuar për të marrë pjesë janë edhe ish presidentët, kryeministrat, liderët e LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues nga  jeta publike dhe shoqërore dhe kori diplomatik, midis të cilëve edhe ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.

Pas ratifikimit  në orën 16:00 është planifikuar  ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit.

Prejse Maqedonia e Veriut dhe Greqia e zgjidhën kontestin e emrit, Marrëveshja e Prespës ishte ratifikuar nga Parlamenti i Maqedonisë, mbështetje morën edhe ndryshimet kushtetuese,  ndërsa pastaj  marrëveshja ishte ratifikuar edhe nga Greqia,  vendi siç i ishte premtuar ftesën për në NATO e mori në samitin më 11 dhe 12 korrik të vitit 2018 në Bruksel, ndërsa vitin e ardhshëm  më 6 shkurt ambasadorët e vendeve-anëtare të NATO-s gjithashtu në Bruksel e vendosën nënshkrimin e tyre në Protokollin e inkuadrimit  në Aleancë.

Për dhjetë muaj Protokollin për inkuadrim  në NATO e ratifikuan 28 prej gjithsej 29 anëtareve,  pritet në Spanjë, ku Pedro Sançez muajin e kaluar arriti të formojë Qeveri të socialistëve të tij dhe partisë majtiste Podemos.

Qeveria e Spanjës kah fundi i muajit të kaluar e miratoi dhe e dorëzoi  për miratim  në Parlament protokollin për inkuadrim dhe kërkoi nga shtëpia ligjdhënëse  dokumenti të ratifikohet nën  procedurë urgjente.

“E domosdoshme është ratifikimi të bëhet nën procedurë urgjente  me qëllim që të mos anulohen përpjekjet e Spanjës  si aleat në NATO për pranim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, ishte cituar në  arsyetimin e Qeverisë spanjolle.

Procedura atje zakonisht zgjat gjashtë muaj – dokumenti duhet të kalojë në komisionin për punë të jashtme të Dhomës së poshtme, pastaj të votohet  nga deputetët në Kongres,  pas shkuarjes në komisionin për punë të jashtme në Senat,  pastaj duhet të miratohet edhe  në Dhomën e epërme. Me kërkesë të Sançezit për miratim  nën procedurë urgjente  afati mund të zvogëlohet në gjysmë.

Parlamenti në vitin 1993 miratoi rezolutë për anëtarësim, në vitin 1995 Maqedonia  u përfshi drejt programit Partneritet për paqe, Zyra e NATO-s ishte hapur në vitin 1997, kandidat u bëmë në vitin 1999.

Vendi më afër anëtarësimit  ishte në vitin 2008 në samitin e NATO-s në Bukuresht. Aleanca atëherë konstaton se vendi teknikisht është i gatshëm  të inkuadrohet, por inkuadrimi  ishte penguar për shkak të vetos greke për kontestin e pazgjidhur të emrit,  ndërsa prejse pothuajse pas tre dekadave kontesti ishte tejkaluar  dera e Aleancës u hap  dhe vendi  shumë shpejtë edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e lidhjes  më të madhe ushtarake-politike në botë.

Next Post
Petrovska: MPB më e ndjeshme në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe propagandës mediatike

Petrovska: MPB më e ndjeshme në luftën kundër lajmeve të rrejshme dhe propagandës mediatike

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk