Ligji për prokurori publike me vendosjen e vërejtjeve nga grupet e deputetëve, nëse sigurohet mbështetja e nevojshme, Qeveria këtë fundjavë duhet ta lëshojë në procedurë. Në ndërkohë kërkohet shumicë prej dy të tretave për votimin e tij në Kuvend, duke e pasur parasysh se nuk ka marrëveshjes me LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Nga Qeveria thonë se pasi të vlerësohet se ka harmonizim, ligji do të kalojë në seancë qeveritare dhe do të dorëzohet deri tek Kuvendi.
Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i deritanishëm Zoran Zaev dje deklaroi se beson se ligji këtë fundjavë mund të hyjë në procedurë kuvendore dhe deri të mërkurën do të votohet. Tha se ka biseduar me të gjitha grupet e deputetëve, se janë pothuajse afër dhe mbetet vetëm ta shohin zgjidhjen e vetme të plotë që të pajtohen. Apelon për mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare, edhe pse, thotë, nga VMRO-DPMNE-ja tani më i ka ngritur duart se është e mundur marrëveshje.
“Apeloj deri tek të gjithë. Nga VMRO-DPMNE-ja i kam ngritur duart, por apeloj edhe deri tek ata. Kemi zgjidhje cilësore ligjore. Brenda kemi trajtim korrekt dhe të barabartë për të gjithë”, deklaroi Zaev gjatë vizitës në Haraçinë.