• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

BDI bllokon Kodin Zgjedhor, kërkon ndryshim të njësive zgjedhore

February 7, 2020
in INFO, Zgjedhjet 2020
Share on FacebookShare on Twitter

BDI e ka quajtur të jashtëligjshëm procesin zgjedhor me njësi të pabalansuara për kah numri i votuesve dhe paralajmërojnë se nuk do të lejojnë aanjë ndryshim tjetër të Kodit Zgjedhor pa e mbyllur këtë temë. Zëdhënësi i kësaj partie dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani, thotë se kjo është arsyeja që ata janë duke i bllokuar në Kuvend përfshirjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së në Kodin Zgjedhor.

“Devijimi nga 5%-shi ligjor në katër njësi zgjedhore e bën procesin zgjedhor joligjor. Janë rekomandimet e OSBE/ODIHR-së, janë të rëndësishme edhe për zgjedhjet, janë të rëndësishme edhe për vlerësimin e komunitetit ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve. Mirëpo të hyjmë me vetëdije në shkelje të ligjit dhe në një proces joligjor, unë mendoj se rrezikojmë shumë aspekte; rrezikojmë që dikush të kontestojë në Gjykatën Kushtetuese ligjshmërinë e procesit zgjedhor dhe rrezikojmë që pesha e votuesit të jetë e ndryshme”, pohoi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së në intervistë për MIA.

Osmani njoftoi se kanë përpiluar amendament për Kodin zgjedhor i cili parasheh zhvendosjen e kufijve të njësive dhe kalimin e disa vendvotimeve nga njëra njësi në tjetrën. Ai thotë se këtë propozim ua kanë dorëzuar LSDM-së dhe VMRO-së. Zëdhënësi i BDI-së njofton se LSDM-ja është duke analizuar amendamentin, ndërsa VMRO-ja vlerëson se nuk ka mjaftueshëm kohë për këto ndryshime.

Next Post

Kush fiton dhe kush humb nga koalicionet

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk