Ashtu edhe siç paralajmëruan meteorologët, pas javëve thatësirë dhe ditë të ftohta, sonte në rajonin e Tetovës filluan reshjet e borës. Që në çastet e para ato ishin intenzive duke krijuar tashmë shtresën e parë të bardhë në rrugët dhe mbi objektet e qytetit.
Meteorologët parashikuan që edhe më intenzive reshjet e borës të jenë gjatë ditës së mërkurë, ndërsa pritet të vazhdojnë të paktën deri në fundjavë.