Të gjithë tashmë në shtet e kanë të qartë se Mickoski dhe opozita nuk duan zgjidhje ligjore për prokurorinë publike. Edhe një herë u bëj thirrje të më përgënjeshtrojnë nëse nuk është kështu, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi para takimit me kompanitë-anëtare të Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi (MATTO).
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me propozimin e fundit të Mickoskit, Zaevi theksoi se VMRO-DPMNE-ja ka mundur të ofrojë ligj përmes ekspertëve para dy viteve, gjashtë apo tre muajve.
Është larg seriozitetit, tha, propozimi i Mickoskit sipas tij, ligji me siguri do të miratohej deri në nëntor, dhe joseriozitetin e këtillë e njohin qytetarët.
Zaevi përmendi se vendi është në një fazë zë disa ditëve para shpërndarjes së Parlamentit dhe sot në seancë qeveritare, duhej të miratohet zgjidhja ligjore për të pasur kohë të mjaftueshme të kalojnë procedurat edhe në Kuvend. Ai konfirmoi se shumicë për votim ende nuk ka, por po bëhen përpjekje për sigurimin e tyre.
Lidhur me zgjidhjen ligjore, sugjerime serioze kanë dhënë një pjesë e partive shqiptare opozitare dhe shumica e tyre janë të pranueshme. Janë të pranueshme edhe disa nga mendimet të grupit të pavarur të deputetëve, por një pjesë janë, siç tha Zaevi, janë vështirë të pranueshme. Për ligjin do të konsultohet edhe delegacioni evropian në Shkup.