• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Friday, April 30, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

ECO GUERILLA: Qeveria urgjentisht ta shpall Malin Sharr për Park Nacional, mos pengohet nga hidro-mafia

January 31, 2020
in INFO, POLLOG, Tetovë
Share on FacebookShare on Twitter

“Eco Guerilla në vazhdimësi ka qenë e interesuar për të kuptuar ecurinë e valorizimit të vlerave të Malit Sharr, dokument ky që përbën bazë për futjen e këtij territori në kuadër të sistemit të zonave të mbrojturave, respektivisht shpalljen e tij si Park Nacional. Valorizimi tashmë ka përfunduar dhe ekspertët kanë dhënë vlerësim. Ekipi i ekspertëve ka rekomanduar që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional për të mbrojtur florën dhe faunën, pasuritë e ndryshme natyrore, përfshi mineralet e ndryshme, si dhe planet zhvillimore të çdo komune që është nën ndikim të territorit të Malit Sharr”, reagojnë nga organizata.

Sot ne kërkojmë nga qeveria që vendimin e ekspertëve për të shpallur Malin Sharr park nacional ta dërgojë përpara deputetëve në kuvend, me qëllim formalizimin e këtij vendimi si dhe të respektojnë vlerësimet dhe konkludimet e ekspertëve rreth zonimit të brendshëm të parkut.

Kjo sepse, jemi të informuar se ekziston një formë presioni nga ana e grupeve të interesit që janë përfshirë në ndërtimin e të hidro-centraleve të vogla të subvencionuara nga paratë e taksapaguesve të cilët kërkojnë të pengojnë shpalljen e Malit Sharr Park Nacional deri sa ata të realizojnë projektet e tyre dhe të shkatërrojnë mjedisin dhe lumenjtë e Sharrit. Ky lloj presioni nga ana e hidro-mafias nuk duhet të merret parasysh nga të zgjedhurit e qytetarëve dhe nga qeveria. Ata duhet të ketë prioritet mbrojtjen e llojeve të ndryshme të botës bimore dhe shtazore në Malin Sharr, mbrojtjen e resurseve të ujit për banorët e zonave rreth Malit Sharr dhe mbrojtjen e pyjeve nga prerja masive.

Interesat e qytetarëve dhe banorëve të zonës së mbrojtur duhet të jenë prioritet ndaj interesave të mafies së hidrocentraleve që shkatërron resurset natyrore me subvencionet e shtetit, me paratë e qytetarëve.

Next Post
Kërkohet drejtësi ekologjike, protestuesit përplasen me deputetët e VMRO-DPMNE-së

Kërkohet drejtësi ekologjike, protestuesit përplasen me deputetët e VMRO-DPMNE-së

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk