Në prezencë të zyrtarëve më të lartë qeveritar dhe drejtues të pushtetit lokal, zyrtarisht u hap pika e re kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Vendkalimin e ri kufitar Bellanoc – Stançiq e hapi kryeministri Oliver Spasovski, i cili i pari e kaloi kufirin dhe u dëshiroi fat të gjithëve. Spasovski gjatë hapjes së kufirit deklaroi se ky është një projekt i cili bashkon dhe një projekt i cili thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
“Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Projektet sikur ky i sotmi vetëmse thellojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Përmirësojmë infrastrukturën mes dy vendeve tona, siç është autostrada Shkup-Bllacë. Në kemi raporte të shkëlqyeshme dhe nuk kemi asnjë çështje të hapur”, tha Spasovski.