Udhëtarë dhe shoferë të një automobili dhe një autobusi janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në autostradën Kumanovë – Tabanoc, informoi sot MPB-ja.
Aksidenti ka ndodhur në orën 21.50 në autostradën Kumanovë – vendkalimi kufitar, Tabanoc, para unazës për në Kriva Pallankë mes autobusit “krafter”me targa të Kumanovës i drejtuar nga N.A. (39) nga Kumanova dhe një automjeti motorik “BMW” me targa nacionale bullgare, i drejtuar nga N.M. (28) nga Kumanova.
Në aksident dy shoferët dhe 19 udhëtarë të autobusit kanë marrë lëndime të lehta, pas së cilës janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm për ndihmë mjekësore.
Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Kumanovë.