Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëm në Shkup. Babë e bir për shkaqe të panjohura deri tani janë përleshur mes vete. Gjatë zënkës është përdorur një shkop druri dhe një thikë. Rastin në ora 20:30 minuta N.T. ka denoncuar në polici, duke theksuar se është sulmuar fizikisht nga babai i tij S.T., me shkop druri. Gjatë zënkës ka mbetur e lënduar edhe motra e N.T. ndërsa babai ka marrë disa plagë të shkaktuara nga një mjetë i mprehtë që supozohet të jetë thikë.
Në vendngjarje është konstatuar se për shkak të mospajtimeve ndërmjet babait (1970) dhe të birit (2005) ka ardhur deri tek zënka verbal e cila më pas ka kaluar në përleshje fizike, me çrrastë nga ana e babait është përdorur një shkop druri derisa nga djali një thikë. E lënduar derisa ka tentuar që t’I ndajë ka mbetur edhe e motra A.T. e lindur në vitin 1998.
Personat në fjalë menjëherë janë dërguar në Spitalin e Qytetit, për ndihmë mjekësore.