Në afërsi të Qendrës së Tetovës, përballë Tregut të gjelbërt, një i ri është therur me thikë.
Incidenti ka ndodhur sonte rreth orës 17:20 kur në rrugën Marshall Tito personi me iniciale P. H. ka sulmuar me thikë të riun me inicialet M. A. dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes, konfirmoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.
I lënduari është dërguar me urgjencë në klinikat e Shkupit, por burime zyrtare konfirmojnë Europort.mk se nuk ka lëndime serioze dhe është goditur me thikë në këmbë.
Të njëjtat burime konfirmojnë se incidenti la ndodhur për arsye banale dhe nuk ka as prapavijë ndëertnike dhe as motive politike. /Europort.mk/