• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Merkel dhe Plenkovic e duan gjithë Ballkanin në BE, vlerësohet përparimi

January 18, 2020
in INFO
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelarja Angela Merkel dëshiron hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mesazhet optimiste për vendin dhe rajonin i ka përsëritur pas takimit me homologun kroat, Andrej Plenkovic, i cili do të udhëheq me presidencën e BE-së deri në qershor.
Përveç vendit tonë dhe shteteve që presin datë për bisedime, Merkel ka shprehur interesim edhe për gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Unë besoj që Shqipëria i ka përmbushur shumicën e kritereve që kemi kërkuar si vend, veçanërisht sa i përket procesit të vettingut dhe rikonstruktimit të gjykatave, dhe tashmë është koha për hapjen e negociatave. Parlamenti ynë gjithashtu ka shprehur një numër shtesë të kushteve. Në Maqedoninë e Veriut ishte bërë një kapërcim i madh kur u zgjidh çështja e emrit. Unë besoj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtin grup. Kemi edhe Serbinë e Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe sigurisht që pastaj kemi Bosnje e Hercegovinën dhe Kosovën, që është një situatë ndryshe”, ka thënë kancelarja Merkel.

Nikoqiri i presidencës së BE-së, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, ka folur edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kërkesën e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell, që negociatat të rinisin përpara Samitit të Zagrebit. Nuk kanë hyrë ne detaje sa i përket çështjes së negociatave, por ka thënë se në Samitin e Zagrebit që do të mbahet më 5-6 maj do të diskutohen të gjitha çështjet që kanë karakter politik, duke paralajmëruar se pret progres nga ai Samit për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk kemi hyrë ne detaje sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kemi folur për të gjitha shtetet dhe gjithashtu kemi synim për të pasur përparim në Zagreb. Një aspekt shumë i rëndësishëm që Kroacia e vendos mbi të gjitha, është që samiti ka karakter politik dhe ne dëshirojmë t’i hapim të gjitha çështjet që janë në tavolinë dhe në debat të hapur”, ka thënë Plenkovic.

Vështirësi në rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka shkaktuar situata politike në Kosovë, ku Prishtina zyrtare vazhdon të jetë pa institucione të reja që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Por këtë temë e kanë komplikuar edhe paralajmërimet për zgjedhje parlamentare në Sërbi të cilat opozira i kërkon në afatin ligjor në maj, ndërsa presidenti Vuçiq në prill. /drejt.mk/

Next Post
Ndryshimi i fundit i Instagram-it për mesazhet në DM

Ndryshimi i fundit i Instagram-it për mesazhet në DM

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk