• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Thursday, April 29, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

PDSH vendosi të garojë vetë në zgjedhje

January 7, 2020
in INFO
Share on FacebookShare on Twitter

Në zgjedhjet e 12 prillit, PDSH do të garojë e vetme, ka deklaruar lideri i kësaj partie, Menduh Thaçi, i cili thotë se subjekti i tij nuk preferon koalicionime parazgjedhore. Thaçi la të hapur mundësinë për koalicionim paszgjedhor me partnerin i cili do t’i plotësojë dy parakushte, mospërfshirjen e BDI-së në qeverisjen e re si dhe postin e zëvendëskryeministrit.

“Parimisht që në fillim ne kemi vendosur që të shkojmë vetë në zgjedhje, unë kam paraqitur dy parakushte, dy mundësi të bisedimeve me partnerët e ardhshëm të koalicionit paszgjedhor, si duket koalicion parazgjedhor nuk do të ketë. Çështja e parë është shqyrtimi i mundësisë për eliminimin e BDI-së prej qeverisjes pas këtyre zgjedhjeve dhe çështja e dytë të cilën e kërkojmë ne një bisedë serioze për postin e zëvendëskryeministrit që duhet ta marrë PDSh-së, por jo një zëvendëskryeministër formal siç është tani në funksionalitet të Qeverisë, por vetëm një post i cili do të jetë drejtpërdrejt i lidhur me kryeministrin.”,- deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.

Thaçi vlerëson se në Maqedoni nuk ekziston opozita dhe opozitarizmi shqiptar, por vetëm një “luftë” personale e krerëve të opozitës shqiptare për përfitime politike.

“Janë tollovitur, nuk ka opozitë, ata janë shkatërruesit e opozitës dhe opozitarizmit. Unë mendoj se atje është gjithçka e paqartë. Te ato parti ka një luftë personale të liderëve të atyre partive, që mundësisht të arrijnë ndonjë koalicion për të shpëtuar veten për t;u bërë deputet. Politika shqiptare në Maqedoni nuk ka nisur me çështjen e të bërit deputet e një liderit të një partie, as nuk do të përfundojë me këtë.”,– tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.

Trumbetimet e VMRO-së për shfuqizimin e Marrëveshjen së Prespës, Thaçi i konsideron si çështje marketingu paraelektoral. Sipas tij, politika nuk i ka vetëm fjalët. Të gjithë në partinë e Mickovskit janë të vetëdijshëm se duhet të respektohet jo vetëm Marrëveshja e Prespës, por dhe marrëveshjet e tjera./Lajm

Sipas Thaçit, LSDM dhe lideri i saj është partia e cila bëri kompromisin e vërtetë për Maqedoninë e që i njëjti më pas debllokoi proceset euroointegruese të vendit. Deklaratat kreu i PDSh-së i dha pas mbledhjes së Forumit të Gruas, që zgjodhi për kryetare Fatmire Isakun.

Next Post

Një grup ligjesh do ta presin përbërjen e re parlamentare

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk