Dje rreth orës 17 pasdite, në Departamentin Policor Çegran, S.D. (37) nga fshati Koritë, me vendbanim në Gostivar, ka paraqitur se rreth orës 15:10 në rrugën lokale fshati Çegran drejt fshatit Koritë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga A.R. i Reçicës së Vogël nga Tetova, për shkak të një borxhi paraprak, informojnë nga Policia, transmeton Portalb.mk.
Po ndërmerren masa për pastrimin e rastit.