Qytetarët e Gostivarit prej sot do të mund të argëtohen në patinazhin montues. Përmbajtja e re rekreative është pjesë e projektit të Agjencisë për rini dhe sport me të cilin nëpër vend do të vendosen shtatë patinazhe të tilla.
Në hapësirën e vendparkimit pas sallës sportive, në mënyrë të përshtatshme kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Izmit Nura e lëshuan në përdorim patinazhin e montuar sportiv.
Patinazhi në Gostivar është një prej shtatë patinazheve, të cilat i ka siguruar Agjencia për rini dhe sport në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe për të cilën ka ndarë 14 milionë denarë, ndërsa do të hapet deri në mars të këtij viti.