Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, gjatë seancës për votimin e Qeverisë teknike e quajti si të suksesshme qeverisjen e deritanishme. Mes tjerash, Grubi si sukses të qeverisjes së partisë së tij numëroi edhe zgjedhjen e kryetarit shqiptar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, njofton Europort.mk.
Përveç kësaj ai numëroi edhe kryetarin e Kuvendit, lëvizjen me letërnjoftime me Shqipërinë dhe Kosovën, thenelimin e institucioneve të kulturës. Si mangësi të qeverisjes së deritanishme Grubi përmendi drejtësinë selektive. / A. Z. / Europort