Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, është tërhequr nga propozimi i parë për ministër të punëve të brendshme në Qeverinë teknike të cilin ia refuzoi LSDM dhe njoftoi se gjatë ditës do të propozojë kandidat tjetër. Mickoski tha se gjatë ditës përmes telefonit do të kontaktojë me kryeministrin aktual, Zoran Zaev dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për t’i njoftuar me emrin e kandidatit të ri.
“Rezistenca e Zaevit ndaj kandidatit që e propozojmë është padrejtësi si ndaj personit ashtu edhe ndaj profesionalitetit të shumë të tjerëve si ai, por padrejtësia më e madhe do të ishte nëse ky pushtet ikë nga zgjedhjet dhe Zaev të zgjasë në politikë bashkë me Sheqerinskën dhe Oliver Spasovskin një ditë e më shumë. Ndërsa beteja për profesionalizëm do të ishte më e madhe ditën e parë pas 12 prillit, këtë ua premtoj. Jemi në prag të një sfide kur do të duhet të munden bindshëm, gënjeshtra, krimi, korrupsioni, turpi, nënçmimi, dekadenca dhe gjithë ajo që për të tretin vit me radhë është realitet në skenën politike në shtetin tonë”, tha Mickoski.