“Po vjen fitorja e idealit për rindërtim”. Kështu e nisë fjalimin e tij për urim të festës së Vitit të Ri, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Viti 2020 thotë ai, do të sjellë ndryshime për të mirë, vijon një bum ekonomik, padrejtësisë do të mposhten, kurse Evropa do të hyjë në Maqedoni me kuptimin e vërtetë të fjalës dhe duke shtuar se principet do të vlejnë për të gjithë. Mickoski deklaron se me mendime të mira dhe me qëllime edhe më të mira, si njeri, si mik , fqinj, koleg, i njohur, bashkëqytetarë, i bënë thirrje qytetarëve që ta shijojnë vitin e ri për sukeset që do t’i realizohen dhe që do të vijnë.
“Viti i Ri është inspirim. Moment i ngrohtësisë, vizionit, ambientit pozitiv dhe vullnetit të madh. Që ëndrrat të realizohen, duhet të luftojmë, por edhe të besojmë. Unë do të luftoj deri në fund, sepse besoj në idealin e rindërtimit. Besoj se ju dhe fëmijët tanë duhet të jeni të gëzuar, të keni standarde më të mirë, stabilitet, përparim, të mbizotëroj drejtësia, kurse shteti të kujdeset për ne. Ky është rindërtim. Këtë e dua. Këtë do ta realizoj, së bashku me juve dhe parase gjithash për ju, për popullin tim”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-së