Pesë personat punësuar në komunën e Tetovës janë arestuar, kurse disa ende janë në kërkim, gjatë një aksioni policor, lidhur me malverzimet e bëra për privatizime.
Aksioni është realizuar sot në mëngjes me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, kurse në kërkim është edhe anëtari i Këshillit gjyqësor, Z. T
“Është e saktë se gjatë ditës së sotme janë arrestuar pesë persona nga komuna e Tetovës, kurse një person policia ende nuk mundet ta gjejë. Bëhet fjalë për legalizim dhe privatizim antiligjor të një toke atraktive”, ka deklaruar për sdk.mk, udhëheqsja e Prokurorisë për krim të organizuar, Vilma Ruskovska.
Përveç pesë personave të arrestuar, dhe anëtarit të Këshillit gjyqësor, kërkohen edhe 4 persona tjerë. Jozyrtarisht, ata dyshohen për përvetësim dhe legalizim joligjor të Shoqatës sportive të tensitëve Luboten në Tetovë, kryetarë i së cilës më herët ka qenë vetë i arrestuari Z. T. Sipas dyshimeve të para, ai e posedon këtë objekt, por me tjetër emër.