Nga parti në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese thonë se promovojnë jetën e të gjitha kategorive të qytetarëve përmes masave konkrete dhe reale.
“Janë miratuar ndryshime ligjore me të cilat tashmë kanë përfituar më shumë se 320.000 pensionistë të cilëve u rriten pensionet për 700 denarë, që është rritja më e madhe e pensioneve në vitet e fundit.
Përveç rritjes pej 700 denarëve, me rregullimin ligjor të pensioneve, pensionet do të rriten midis 160 dhe 200 denarë, që do të thotë se çdo pensionist do të ketë pension më të lartë prej rreth 900 denarëve”, thonë nga LSDM.
Nga atje thonë se me rritjen e re, pensionet mesatare do të jenë 15.500 denarë ose nga ardhja e LSDM-së deri në fillim të vitit të ardhshëm, pensionet mesatare do të rriten për 1.746 denarë.