Mbrëmë rreth orës 19:00 në autostradën Tetovë-Gostivar, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm, pas së cilës vdes një policë dhe tjetri me plagë të rëndë transferohet në Urgjencë.
Dy policët në detyrë nga SPB Gostivar, P.GJ dhe F.SH. teksa siguronin vendin e ngjarjes nga një aksident automobilistik e cila më parë kishte ndodhur mes dy automjeteve, janë goditur nga një automjet pasagjerësh e tipit “Ford Focus”, shkruan TetovaSot. Polici me inicialet F.SH. u transferua me plagë të rënda në spitalin e Gostivarit, ndërsa polici tjetër P.GJ ka humbur jetën në detyrë.
Shoferi 31 vjeçar nga fshati Grashnicë i Kërcovë i cil drejtoni automjetin “Ford Focus” është arrestuar, ka konfirmuar Ministria e Brendshme.