Partia më e madhe në pushtet, LSDM ka mbledhur sonte Këshillin Ekzekutiv dhe Këshillin Qendror për të caktuar kryeministrin teknik dhe zëvendës ministrat plotësues në Qeverinë teknike.
Emrat që do të zgjidhen sonte do të diskutohen edhe gjatë takimit të nesërm mes ëiderëve të dy partive më të mëdha në vend, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.
Tanimë dihet se Oliver Spasovski dhe Milla Carovska janë dy kandidatët e vetëm për kryeministër në Qeverinë teknike e cila do të ketë mandat 100 ditë, deri sa të përfundojnë zgjedhjet e 12 prillit.
Qeveria teknike në të cilën VMRO-DPMNE do të udhëheqë me MPB-në dhe Ministrinë e Punës dhe Politikën Sociale, do të duhet të votohet më 3 Janar.