• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Friday, April 30, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Ahmeti edhe katër vjet në krye të BDI-së

December 21, 2019
in INFO
Ahmeti edhe katër vjet në krye të BDI-së
Share on FacebookShare on Twitter

Ali Ahmeti u rizgjodh në mënyrë unanime kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim edhe për katër vitet e ardhshme.  Të gjithë delegatët e kongresit të katërt votuan pro.  Ahmeti pas rizgjedhjes përgëzoi ekipet që punuan në përgatitjen e këtij kongresi si dhe në mbarëvajtjen e punimeve brenda partisë  për zgjedhjen e këshillave vendorë.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së: Do të vazhdoj t’ju përfaqësoj me dinjitet, sepse nuk kam bërë më shumë se një përfaqësim të dinjitetit, të përfaqësimit të forcës dhe gëzimit tuaj. Unë kam qenë vetëm një përfaqësues i këtyre vlerave të cilat ju i keni trashëguar edhe nga brezat e mëparshme. Ky kongres dhe ky përfaqësim është përfaqësim i fisnikërisë, i thesarit kombëtar shqiptar në hapësirat e veta këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Ai shtoi se pas vitit 2001 shqiptarët u bënë të zot në shpi të vet sepse, siç tha, shqiptarët këtu i deshën qiraxhinj por jo edhe zot shtëpie.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së: Vëllezër e motra sa shumë sakrifikuan e derdhën gjak për flamur sot ai është i lirë. Shqiptarët u vranë e u sakatuan për gjuhë, sot kemi tre universitete dy shtetërore dhe një privato-publik, sot shqiptarët kanë polici, ushtri, të përfaqësuar me dinjitet nga bijtë e bijat tanë… Sigurisht se është dashur punë dhe angazhim, përpjekje e vazhdueshme pasi kemi pasur edhe skeptikë të cilët mendonin se këto të arritura që bazën e kishin te Marrëveshja Paqësore e Ohrit nuk do të arrihen kurrë, por ja që po e dëshmojmë të kundërtën. Asnjëherë nuk kemi punuar me standarde të dyfishta, kemi qenë transparent dhe dalë-zotës”.

Ahmeti tha se më 12 prill do ta kenë  edhe sprovën e parë, ku BDI do ta vulosë edhe fitoren e radhës.  Kongresi i IV i partisë filloi me prezentimin e rezolutave siç janë Integrimi konsensual, vetingu, punësimi dhe zhvillimi, jetesa cilësore, rinia në vend, të cilat u miratuan njëzëri nga delegatët e Kongresit. Gjithashtu gjatë Kongresit, Valdet Xhaferi prezentoi propozim ndryshimin e statutit të BDI-së, si dhe e prezentoi edhe organin e ri i cili është Kongresi i vazhdimësisë i cili përbëhet nga 1/3 e delegatëve. BDI-ja në muajt e fundit ka zgjedhur organe të reja drejtuese në nivel degësh dhe të forumeve të tjera. Ahmeti është në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim që nga themelimi i partisë në vitin 2002. Kongresi zhvillohet në një kohë të ftohjes së raporteve të BDI-së me partnerin kryesor në koalicionin qeveritar, Lidhjen Social Demokrate për shkak të Kodit Zgjedhor. Partia maqedonase synon që vendi të jetë një njësi e vetme zgjedhore, nga gjashtë sa janë aktualisht, por ligjvënësit e BDI-së kanë paraqitur mijëra propozim-amendamente sa për ta bllokuar procesin parlamentar lidhur me çështjen.

Next Post
Azeski: Nëse nuk i rregullojmë situatat në jurisprudencë, biznesi do ta nxjerrë kapitalin jashtë

Azeski: Nëse nuk i rregullojmë situatat në jurisprudencë, biznesi do ta nxjerrë kapitalin jashtë

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk