• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Monday, April 26, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home KRONIKË E ZEZË

Detaje për aksidentin në Shkup ku u shkelën me veturë tre vajza

December 19, 2019
in KRONIKË E ZEZË, REPUBLIKË
Share on FacebookShare on Twitter

Tre fëmijë të moshës 12-13 vjeçare, janë goditur nga një makinë në lëvizje në rrugën Hristian Todorovski Karposh në komunën e Çairit. Bëhet fjalë për tre vajza të cilat, sipas sektorit për punë të brendshme të Shkupit, janë godiur nga makina e tipit “Pasat” në orën 10 e 58 minuta.

SEKTORI PËR PUNË TË BRENDSHME SHKUP

“Në orën 10.58 ka ndodhur një aksident në rrugën Hristian Todoroski Karposh. Makina ‘Pasat’ me targa të Shkupit, ka goditur, tre fëmijë të mitur. Fëmijët më pas janë dërguar në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’. Policia është në terren dhe po e heton rastin”

Nga spitali i emergjencës, thonë se tre vajzat janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas mjekut, Albert Lleshi, njëra nga të lënduarat tashmë është hospitalizuar pranë njësisë për mjekim intensiv për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv, ndërsa dy të tjerat janë marrë në vëzhgim në klinikën për mjekim të fëmijëve.

ALBERT LLESHI, MJEK

“Sot rreth 11 e 20 janë sjellur 3 paciente të moshës 12 dhe 13 vjeçare. Të lënduara si këmbësore në aksident automobilistik. Njëra nga të lënduarat tashmë është hospitalizuar pranë njësinë për mjekim intensiv për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv, ndërsa dy të tjerat janë marrë në vëzhgim në klinikën për mjekim të fëmijëve. Të tre pacientet për momentin janë në gjendje stabile. Bëhet fjalë për lëndime të ekstremiteteve, thyerje të ekstremiteteve që nënkupton se në mjekimin e mëtejshëm, me siguri do të ketë nevojë edhe për ndërhyrje kirurgjikale”

Ndërkaq, një qytetar tha se kjo nuk është hera e parë që në atë vend ndodh një gjë e tillë, ai nënvizoi se kjo është hera e tretë ose e katërt që dikush shtypet me makinë.

QYTETAR
“Çfarë të ju them, këtu duhet të vendoset semafor, bëjmë apel deri tek institucionet kompetente që të vendosin semaforë këtu. Nuk është hera e parë, në gjashtë muajt e fundit, është hera e tretë ose e katërt që këtu ndodh diçka e tillë. Ky tashmë është një rast i rëndë, të lënduarit janë fëmijë. Pra vozisin me shpejtësi këtu, nuk di çfarë të them”

Nga spitali i emergjencës thonë se njëra nga të lënduarat është me lëndime më të lehta dhe nuk përjashtohet mundësia që në orët në vijim të mund të lëshohet në mjekim shtëpiak. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Next Post

Ministria e Drejtësisë përgatit ligj të ri për Prokurorinë publike

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk