• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Sunday, April 25, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Lufta kundër korrupsionit, rritet numri i denoncimeve nga qytetarët

December 17, 2019
in INFO
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta kundër korrupsionit vazhdon të jetë një ndër shqetësimet kryesore në vendin tonë. Ajo është e shtrirë pothuajse në të gjitha nivelet e shoqërisë, por krahasuar me vitet e kaluara, vërehet rritje e numrit të denoncimeve nga ana e qytetarëve. Ky është konstatimi i përfaqësuesve të disa institucioneve pjesëmarrës në forumin tematik kushtuar luftës kundër korrupsionit. Nevojitet bashkëpunim më i ngushtë, më efikas mes institucioneve dhe zbatim të përpiktë të ligjeve në praktikë që luftojnë këtë dukuri.

“Nëse krahasojmë vitin 2017 me 2018 mund të konstatojmë se për 37 për qind është rritur numri i denoncimeve, ndërsa në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti kemi rritje prej 31% të denoncimeve në linjën 197.”,- u shpreh drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tanasoski.

“Qytetarët kanë vullnet të denoncojnë rastet e anti-korrupsionit dhe dinë të dallojnë diçka që nuk është e mirë në shoqëri, si dhe mosfunksionimin e institucioneve. Sa ma shumë digjitalizohet shoqëria jonë dhe sa më shumë po eliminohet faktori njeri, aq më shumë do të jemi të suksesshëm në parandalimin e korrupsionit.”,- tha anëtarja e KShPK-së, Sofija Pejovska Dojçinovska.

“Edhe ne kemi persona të autorizuar për denoncimin e këtyre rasteve, po ashtu kemi krijuar sistem për denoncimin e pakënaqësisë në qendrat sociale si dhe opsion të denoncimit të parashtresave përmes ueb faqes së ministrisë.”,- theksoi ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

“Në luftën kundër korrupsionit, përveç vullnetit politik, duhet të krijohen dhe implementohen masa dhe aktivitete të ndryshme dhe është më se i nevojshëm bashkëpunimi i ngushtë i MPB-së me institucionet e tjera.”,- deklaroi ndihmësministri i kontrollit të brendshëm pranë MPB-së, Dejan Andonov.

Të dhënat tregojnë se është dyfishuar numri i parashtresave ndaj punonjësve policorë, ndërsa nga ana tjetër, këtë vit nuk është regjistruar asnjë denoncim për korrupsion në fushën e shëndetësisë. (Tvm2)

Next Post

Buxheti i vitit të ardhshëm i komunës së Gostivarit do të peshojë 18,4 milion euro

Më të lexuarat

  • (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    (VIDEO) Tetova shpëtoi nga një tragjedi, shkaku i premtimit që nuk e mbajti Komuna

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Gjest i madh nga drejtori i Hekurudhave, Festim Halili

    9 shares
    Share 9 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk