Nesër në ora 14:00 në Komisionin për sistem politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive do të fillojë debati për mijëra amendamentet për propozim ndryshimet e Kodit Zgjedhor.
Informacionin për televizionin Alsat-M e ka konfirmuar deputeti Aleksandër Kiracovski, kryetar i Komisionit.
Për të dy propozim/ndryshimet në Komision kanë arritur mbi 5000 amendamente.
Sipas Kiracovskit, jo të gjitha janë përkthyer por procedura do të shkojë njëkohësisht me përkthimin.