• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Saturday, May 1, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home INFO

Analizë: Zgjedhjet parlamentare mund të shtyhen

December 16, 2019
in INFO
Analizë: Zgjedhjet parlamentare mund të shtyhen
Share on FacebookShare on Twitter

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mos mbahen më 12 Prill, por të njëjtat të shtyhen për shkak të mijëra amendamenteve të dorëzuara nga VMRO-DPMNE dhe BDI ndaj iniciativës për ndryshim të modelit zgjedhor, njofton Europort.mk.
Për tu mbajtur zgjedhjet demokratike dhe kushtetuese duhet që fillimisht të miratohen rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe të tejkalohet dallimi i numrit të votuesve që në njësinë e gjashtë ka kaluar më shumë se 5 përqind mbi mesataren e njësive zgjedhore.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin me këtë përbërje atëhero çdo qytetarë ka të drejtë të dërgojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata ti shpallë ato të pavlefshme dhe antikushtetuese. Por dorrëzimi i mijëra amendamenteve ndaj propozimit për një njësi zgjedhore ka bllokuar çdo ndryshim eventual të kodit zgjedhor. Grupet punuese për implementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR edhe pse paralajmëruan takim në fund të javës së kaluar ende nuk kanë dalë me asgjë konkrete. Për të qene zgjedhjet kushtetuese nevojitet ndryshim i modelit zgjedhor ose të paktën ndryshim i kufijve të njësive zgjedhore me atë që nga njësia e gjashtë të transferohen vendbanime të caktuara në njësinë e parë ose të pestë zgjedhore. Por ndryshimet e këtilla duken ende të largëta pas tensionimit të raporteve mes partive parlamentare dhe mes vetë partnerëve të koalicionit qeveritar. LSDM mbështet propozimin për një njësi zgjedhore, VMRO-DPMNE kërkon sistem mazhoritar me 120 njësi ose modelin me 6 njësitë aktuale, ndërsa BDI tre njësi ose siç është aktualisht. Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja BESA dhe PDSH poashtu kanë kundërshtuar idenë për një njësi zgjedhore.
Arben Zeqiri /Europort/

Next Post
Në Shkup mirëpritet ekspozita personale e piktores Dr. Lulzime Osmani | FOTO

Në Shkup mirëpritet ekspozita personale e piktores Dr. Lulzime Osmani | FOTO

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
  • Kontaktoni këto numra nëse vëreni simptoma të korona virusit

    2 shares
    Share 2 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk