Gjatë një kontrolli të kryer në disa kazino në Tetovë nga Inspektoratit i Tregut dhe Sektori për Punëve të Brendshme të Tetovës, është hasur një fëmijë i moshës së mitur duke luajtur në njërën nga kazinotë në fjalë. Rasti është regjistruar në rrugën e Ilindenit, pas çka, Sektori i Punëve të Brendshme ka marrë fëmijën për t`ia dorëzuar prindit të tij, ndërsa ndaj kazinosë në fjalë do të ngritët padi adekuate për mungesë njoftimi se në Kazino nuk lejohen personat e moshës së mitur.