Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 123-të, në të cilën në rend dite janë 57 pika, ndërsa si e fundit është Kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 11 të Ligjit për falje, parashtruar nga deputetët Sashko Kostov dhe Dime Vellkovski.
Në rendin e propozuar të ditës, të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit nuk është vendosur zgjedhja e revizorit kryesor, e as ndërkaq, zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësve të tjerë të agjencive dhe drejtorive shtetërore, të cilët të premten u propozuan në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Ekziston mundësia që rendi i ditës të plotësohet mu në fillim. Nëse zgjedhja e tyre nuk është në mbledhjen e sotme, atëherë, siç paralajmërojnë nga Parlamenti, kjo do të bëhet në mbledhjen që planifikuar për më 23 dhjetor.
Në rend dite të kësaj mbledhje janë edhe disa ratifikime dhe ligje në lexim të parë dhe të dytë, si dhe ligje me procedurë të shkurtuar. Disa nga propozimet ligjore hanë harmonizim me Ligjin e ri për kundërvajtje, përkatësisht ulje të gjobave.