Përparimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të të drejtave të bashkësive është rezultat i vullnetit politik, i zgjidhjeve ligjore, i pjekurisë demokratike të shtetit, i miratimit të standardeve evropiane. Kështu u shpreh presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, në panel-diskutimin me temë “Të drejtat e bashkësive më të vogla në vendin tonë”, ku mes tjerash tha se ky progres është rrjedhë e natyrshme e bashkëjetesës së mirë tradicionale dhe respektit të ndërsjellë të qytetarëve.
“Nuk guxojmë të bëjmë kompromise dhe improvizime kur bëhet fjalë për të drejtën e arsimit në gjuhën amtare, për ruajtjen e kulturës dhe traditës të të gjitha bashkësive më të vogla. Besoj se thelbësor është përfaqësimi i drejtë në institucione. Nuk dua të tingëlloj se asgjë nuk është bërë në këtë drejtim, për shkak se shumë punë janë bërë, por, dua të nxisë deri në fund të zbatohet përfaqësimi i drejtë në administratë dhe për të gjitha bashkësitë etnike të vlejë njëjtë”, tha Pendarovski.
Presidenti Pendarovski, në fjalimin e tij dha mbështetje edhe për iniciativën e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për festat, sipas të cilit parashihet përfshirja e dhjetë festive të reja të bashkësive, të cilët në Preambulën e Kushtetutës janë të theksuar si “të tjerët”.
“Propozimi parasheh që edhe qytetarët tjerë, pjesëtarë të bashkësive më të vogla të kenë ditë të tyre jopune, datë që është e rëndësishme për historinë e tyre, traditën dhe kulturën. Ky propozim meriton mbështetje sepse definitivisht në frymën e ndërtimit të shoqërisë së qytetarëve të barabartë. Për këtë edhe pres që të gjendet në procedurë kuvendore dhe të miratohet”, tha Pendarovski.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka bazë të mirë që të përkushtohet në ndërtimin e demokracisë autentike funksionale multietnike, porositi zëvendëskryeministri Bujar Osmani, duke iu referuar përbërjes së popullatës, kontestit historik të nën qiellit, si dhe sipas tij, pasoja e tmerrshme nga sjellja e papërgjegjshme në raport me kujdesin mes bashkësive.
Osmani theksoi se shteti me krijimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë theksohet si shembull për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe si model autentik mes bashkësive brenda vendit.
Zëvendëskryeministri përkujtoi edhe sesionin e para pak kohësh në Komisionin e Venecias, ku sipas tij, Komisioni i përshëndet përpjekjet e Qeverisë dhe të shtetit që të sigurojë zgjerim të përdorimit të gjuhës, edhe atë mbi normat minimale të cilat vlejnë për pakicat kombëtare. Osmani tha se përfitimet nga rregullimi i marrëdhënieve në Maqedoninë e Veriut nuk kanë të bëjnë vetëm me bashkësinë maqedonase dhe shqiptare, por edhe me atë rome, serbe, boshnjake, vllehe dhe bashkësitë e tjera.
Drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive Ilhan Rahman tha se roli i Agjencisë është kyç në realizimin e të drejtave të bashkësisë dhe se pikërisht për këtë, Agjencia duhet të rritet në faktor aktiv dhe efikas. Rahman e theksoi përvojën e trupit këshillues të ekspertëve në të cilën marrin pjesë profesori Alesandro Simone nga Italia, Jagoda Novak nga Kroacia dhe Ervan Fuere si bashkëpunëtor ordinar në hulumtime në Qendrën për Politika Evropiane në Bruksel, për të cilat tha se rekomandimet e tyre do të jenë forcë lëvizëse e Agjencisë.