• Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt
Friday, April 30, 2021
No Result
View All Result
Europort.mk
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS
No Result
View All Result
Europort.mk
No Result
View All Result
Home PIKËPAMJE

Migrimi, një fushëbetejë e luftës mes ekzistencës dhe ekzistencializmit

December 9, 2019
in PIKËPAMJE
Migrimi, një fushëbetejë e luftës mes ekzistencës dhe ekzistencializmit
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Teuta BUÇI
Migrim paraqet çdo zhvendosje nga një vendbanim në një tjetër i personave ose grupeve të mëdha apo të vogla të njerëzve. Çfarë është migranti?! Një njeri i ngrysur, me dy valixhe në dorë i shoqëruar nga disa famijarë apo miq, është imazhi fillestar që na paraqitet në kokë, kur dëgjojmë këtë fjalë. Çfarë është vendi i migrimit?! Një vend i huaj, i ftohtë, që ofron mundësi dhe stadarde më të mirë jetësore. Kaq i shkurtë është sqarimi i “eksodit” që po numron shifra alarmante të grupeve migruese. Ky është sqarimi i vetëm teorik që mund t’i jepet një hapi transformues në jetën e një njeriu. Por, çka në të vërtetë paraqet migrimi në thelbin e tij praktik?! A është migrimi vetëm kaq, zhvendosje fizike e personave!?
Kur një njeri vendos që të zhvendoset nga vendlindja e tij, bashkë me këtë veprim, ai vendos të shkëput çdo lidhje të tij me atë vend. Ai, në heshtje, vendos të vret çdo emocion që ka për të. Vendos të heq dorë nga rutina spirituale që ka krijuar, nga kafeja e mëngjesit tek lokali i preferuar, me personin e preferuar, nga ushqimi i përgatitur nga duart e nënës, që e pret këndshëm në tavolinë kur kthehet në mbrëmje në shtëpi. Nga energjia e pashpjegueshme që i përcjell rrëmuja e njerëzve në qytet. Nga miku që ia di të gjitha hallet, nga shëtitorja e paasfaltuar e me peisazh idilik, nga parku i qytetit e gjëra të imta si këto që mbushin shpirtin e tij, siç mbush uji poret sfungjerore.
Kur merr valixhet dhe ik, ai lë pas shkollën ku ka filluar hapat e parë të arsimimit, e i fal nostalgji çdoherë që kalon pranë. Shokët gjimnazistë, që jeta i ka shpërnda gjetku, por çdoherë që rastësia i bashkon, nuk mund të mos i kthej në ëmbëlsinë e sinqertë të viteve të njoma rinore. Është momenti kur hiqet petku që i ka veshur pjekuria.  Ai lë pas ëndrrat që i ka qendisur, me idealizëm të sinqertë. Lë pas shpirtin luftarak, rezistent e plot dashuri, që deri dje ka përqafuar çdo mangësi të vendit të tij, e ka këmbëngulur se ai është vendi më i duhur ku ai duhet të veprok. Ai lë pas një qëllim, një kauzë, një plagë që ka gërryer brendinë e tij me vite.
Bashkë me dy valixhet që mban në dorë, ai merr me vete një shpirt të rraskapitur e të mbushur me mllef, që ka hequr dorë përgjithnjë nga  lufta për ëndrra. E vetmja gjë që dëshiron, është të degdiset në një qytet ku nuk e njeh njeri. Nuk ia dijnë emrin e të kaluarën. Të bjer në gjumë pa u brengosur se çfarë e pret e nesërmja. Të dëgjoj lajmet pa ndonjë emocion. Të ecë nëpër rrugë që nuk i ngjallin kujtime rinore, të vizitoj kafene, ku kamarieri nuk ia di shijen e kafesë së tij. Gjithçka që dëshiron është të braktisë të gjitha ndjenjat që e lidhin me vendlindjen, e të jetoj një jetë prej indiferenti. Tëhuajësimi i tij, i paraprinë një procesi të gjatë e të mundimshëm, të përpjekjeve rraskapitëse për të mbijetuar, për të shtyrë kohën, për t’u ngritur në këmbë të veta në mënyrë dinjitoze. Për t’u njohur e drejta e tij. Për të ofruar një zgjidhje, e për t’u zgjidh një problem i adresuar. Përpjekjet e pasuksesshme për të arritur këtë, e kanë shndërruar atë në një krijesë të painteresuar për reaitetin e vendit të tij. I veshur me arsyetimin e sigurimit të kafshatës, migrimi në të vërtetë paraqet edhe hakmarrje ndaj këtij sistemi, i cili nuk ka pasur asnjëherë vesh për të dëgjuar zërin e tij.

Next Post
Ali Ahmeti mbledh Kryesinë e BDI-së

Ali Ahmeti mbledh Kryesinë e BDI-së

Më të lexuarat

  • Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    Pasi Sela takoi Kurtin, Haradinaj shëtitet me Musa Xhaferin dhe Ejup Alimin në Shkup

    32 shares
    Share 32 Tweet 0
  • Shqipëria voton, Qeveri e re apo mandat i tretë për Ramën?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Urime Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe!

    28 shares
    Share 28 Tweet 0
Europort.mk

© 2019 europort.mk

  • Rreth nesh
  • Ngulit
  • Kontakt

No Result
View All Result
  • Ballina
  • INFO
  • POLLOG
    • Tetovë
    • Gostivar
  • REPUBLIKË
  • KRONIKË E ZEZË
  • PIKËPAMJE
  • CORONA VIRUS

© 2019 europort.mk