180 mijë qytetarë shfrytëzojnë aplikacionin “TVSh-ja ime” dhe tashmë për ta ka filluar kthimi i parave në xhirollogaritë personale.
Ministrja e Financave, Angellovska, iu bën thirrje qytetarëve që nuk e kanë vënë ende xhirollogarinë e tyre në aplikacion, ta bëjnë. Gjithashtu ajo thotë se me kujdes duhet shikuar nëse xhirollogaria e dhënë është e saktë apo jo, sepse ka kohë të përmirësohet.
“16.600 qytetarë kanë realizuar të drejtën e tyre për të kthyer paratë nga projekti “TVSH-ja ime”. 21 milionë denarë janë kthyer në xhirollogaritë e qytetarëve. Çdo qytetar që nuk ka regjistruar xhirollogarinë në aplikacionin “TVSh-ja ime” mund ta bëjnë kur të duan që t’i marrin paratë mbrapa nga skenimi i llogarive fiskale. Janë skenuar 40 milion llogari fiskale, apo 8 mln për çdo muaj. Ditëve në vijim sigurisht që do të rritet numri i qytetarëve që do të marrin paratë mbrapsht.”,- deklaroi ministrja e financave, Nina Angelovska.