Dëshmitari kyç në rastin “Zhvatja” konsideron se rasti “Perandoria” është ngritur me qëllim që të fitohen para. Ai thotë se Janeva nga ai ka kërkuar 8 milion euro që atë ta liroj, ose 5 milion nëse hetimi për “Perandorinë” të kryhet tek ndonjë prokuror tjetër sipas ndryshimeve në Ligjin për prokurori dhe se Janeva i ka thënë se nëse transferohet në Prokurorinë e lartë do të fshijnë gjithçka kontestuese dhe në këtë mënyrë Kamçevit nuk do i ndodh asgjë.
Kamçev shtoi se për shkak se nuk ka pasur ku ta denoncoj këtë, ka vendosur që fillimisht të paguaj 1 milion euro dhe të njejtën ta dokumentoj.
Pasi e ka bërë pagesën ai ka vendosur që ta njoftoj kryeministrin Zoran Zaev. Ai thotë se Zaev ka qenë i habitur dhe i ka thënë se gjithë dokumentet që i ka dhe të gjitha gjërat që i din, ti dorëzoj tek prokurorja Villma Ruskovska dhe Kamçev thotë se e ka ndjekur udhëzimin e kryeministrit. Por njëkohësisht thotë se e ka njoftuar edhe drejtorin e DSK-së Goran Nikollovskin, me të cilin ka pasur miqësi.
Dëshmitari Orce Kamçev thotë se edhe pronarët e”Pelisterkës” dhe “Tineks” kanë paguar para që të mos u hapen siç thotë ai “lëndë të sajuara”.