“Bojan Jovanovski në çdo thirrje timen në PSP më ka njoftuar dy ditë para se të bëhej thirrja ime zyrtare në këtë institucion, se kur do të paraqitem në PSP dhe në sa ora”. Kështu shprehet dëshmitari Orce Kamçev, në rastin “Zhvatja”. Ai këtë rast e vlerëson si të orkestruar nga dy regjisorët Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Kamçev në mënyrë të detajuar sqaron për gjithë historinë e kësaj ngjarje, si shumat e parave që i është kërkuar për siç thot ai për ta ngopur apetitin e Bokit 13, për takimet e realizuara në mes bashkëshortes së tij Ana Kamçeva, Zoran Milevski dhe Bojan Jovanovski dhe për të gjitha pohimet e tij, premton prova të cilat do ti dorëzoj në gjykatë.
“Isha i habitur se si Boki 13 e udhëhiqte PSP-në. Ai para nesh është prezantuar si magjistër i drejtësisës, të kryer në Romë të Italisë, ndërsa para gjykatës seancën e kaluar tha se është ende student i drejtësisë. Ai fliste në telefon me gjyjatës, prokuror dhe politikan, për të na treguar neve fuqi, për afërsin me të njejtit”.
Në takimin e parë të Anës me Boki 13, asaj i ka thënë se do të ndihmoj atë për bashkëshortin e saj që është në paraburgim.
Në takimin e dytë, të realizuar orët e mbrëmjes, kishte marrë pjesë edhe një djalë dhe i’a ka prezantuar asaj se është djali i Katica Janevës, Jordan. Boki i thotë ne do të ndihmojmë, por duhet të na jepni para. Ana i thotë unë nuk kam para, do të flas me Orcen. Boki i thotë shiko e din kush është ky, është djali i Janevës. Më pas e thirrin në telefon Katicën e lëshojnë në autoparlant e cila tregon se si dhe çfarë do të bëjnë. Boki organizon akim tjetër në të cilën merr pjesë edhe Katica Janeva, ndërsa e ftojnë edhe Anën. Ata drejtëpërdrejtë e kërcënojnë se ndaj meje mund të hapin edhe 4 procedura tjera penale. Ajo më tregon mua, unë i dhash udhëzime që bisedoj me përfaqësues të kompanisë, për të gjetur para, për të ngopur apetitin e Bokit 13″.
Dëshmia e tij para gjykatës është në vazhdimësi.
Kurse në gjykatë nuk u paraqit Ana Kamçeva, përshkak se siç tha bashkëshorti i tij, është me temperaturë dhe nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë seancë, por do të vij të dëshmoj seancën e ardhshme. Kurse gjykatësja e kujtoi atë që kur të vijë herën e ardhshme, të sjellë edhe dokument mjekësor, për mungesën e sotme që është thirrur nga gjykata.
Emine Ismaili /SHENJA/