Një këmbësor dhe një shofer i automjetit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej 20 aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës dhe natës së kaluar në territorin e Qytetit të Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar dëm material.
Nga trafiku, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka përjashtuar dy shoferë para së të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe katër automjete të paregjistruara.
Me automjetin special “karrotreci” janë larguar 76 automjete.
Janë sanksionuar edhe 12 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën në dritën e kuqe të semaforit dhe një për parakalim jo të rregullt.